Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | ANTOLOGJI | PUTHJA: NJË FRAGMENT I SHKALLËVE

PUTHJA: NJË FRAGMENT I SHKALLËVE

Font size: Decrease font Enlarge font
image PUTHJA: NJË FRAGMENT I SHKALLËVE

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

PUTHJA: NJË FRAGMENT I SHKALLËVE

Nga Fatmir Terziu

 

Të gjithë këtu në këtë pikë

janë të bindur,

të detyruar të shikojnë

    vendosjen e shkallëve të ngjitjes,

po aq dhe zbritjen,

për ata tregime rreth shenjave

            e thonjve të gishtave

    prekjen në forma të lëmuara dhe të pathyeshme

janë të përbetuar.

 

                    Ngjyrat që janë shpëlarë

                                   me ngjeshjen e këmbëve

mbi bazamentin e formatuar nga graniti

            e gishtërinjtë e trajnuar

në ngjitje-zbritje të detyruar,

majës ku jeta ftillon pa gërvishtje

        kohën e dashurive të ndryshme.

 

Jo çdo gërvishtje

            ka këtu historinë e vet,

vetëm disa prej tyre

            janë mësuar përmendësh.

 

Pasi tregimet lëngojnë,

             detajet që la Dali janë mbërthyer

   dhe nga lartësia

artefaktet e ndryshme janë përkthyer,

në gjuhën e artit të vyer:

            Për çfarë është e gjitha kjo?

 

    I butë dhe i urtë,

zëri i gruas

            në një pëshpëritje,

më jep një detaj tej flashitjes,

            buzët e saj më prekin përtej artit,

duke mbajtur shikimin e saj të rregullt

   përgëzues

ne jemi dashnorë të fatit!

 

Puthja meremeton gropëzat e memorjes,

             dhe kështu zbret Hëna

rrënoja e gjelbërt valëzon mbi këto shkallë

                        objekte, forma, ngjyra

shprishur nga bula e djersës

   dhe vetë natyra…

 

            Në drejtim të kundërt, në drejtim të kundërt

pemët mbërthejnë lukun e tyre,

       dhe lëvizjet e trupit

   bëhen të lehta dhe më pak të dallueshme.

 

Tashmë Metroja ka hapur gojën e mugët

rrjedh nën shkallë,

                                 shkallarja

dhe jeta përtej lutjes

një ushtri me durim hyn në një rrjesht pafund,

nga portat gjysmë të hapura. Për një puthje të rregullt,

               frëngjishtja më shkund. Për të hyrë tjetra,

e shtrenjta që më mundon.

 

Montmartre, Paris 2017

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1