Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | ANTOLOGJI | PO CHU - I: KORRJA

PO CHU - I: KORRJA

Font size: Decrease font Enlarge font
image Faslli Haliti

 

 

 

 

PO Chu-I. - Poet kinez, i lindur në T'ai-juan në Shan-si në 772 d. C., i cili vdiq në 846 pas Krishtit. Pas studimeve të shkëlqyera, ai u bë anëtar i Akademisë Perandorake në vitin 807. Pati disa ngarkesa zyrtare në kryeqytet: ishte guvernator i qytetit të Hang-chow në vitin 822 dhe të Su-chow në vitin 825.

PO Chu-I është konsideruar si një nga poetët më të mëdhenj kinezë. Karakteristikë e poezisë së tij është thjeshtësia. Tregojnë se poezitë e tij i lexonte një grua fshatare plakë duke ndryshuar hprehjet  që nuk i kuptonte. Poezitë satirike e bënë atë që të binte në fatkeqësi.Ndjenja e thellë që shkëlqen përmes vargjeve të tij emocionojnë edhe sot. Shkrimet e tij janë përmbledhur disa herë dhe janë diskutuar e komentuar. Ka pasur botime të shumta kineze dhe japoneze. Shumë prej poezive të tij janë përkthyer në gjuhët evropiane.

 

 

 

 

 

 

Shkëlqimi i diellit të verës e bën më të lehtë

punën e korrësve:

Fare pak muaj pa punë

Kanë ndenjur punëtorët e tokës;

Në muajin e pestë lodhja është e dyfishtë:

Një erë e ngrohtë e lindjes shtrihet fushave,

Dhe shpejti kodra u mbulua me ar.

Grat dhe vajzat me shporta orizi,

Fëmijët dhe të rinjtë me shishe vere

Dhe me pjatat me mish ndjekin

Korrësit e fuqishëm

Që punojnë mbi kodër në mesditë;

Këmbët  i kanë të djegura nga toka e nxehtë

Dhe shpinat të përvëluara nga flakët

E qiellit të të përflakur.

Pavarësisht nga të ngrohtit ata lodhen,

E shkurtër është për ata dita e gjatë e verrës

 

 

Përktheu: Faslli Haliti

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1