Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | ANTOLOGJI | Poezia “Kadmusi dhe Harmonia” dhe analiza e saj

Poezia “Kadmusi dhe Harmonia” dhe analiza e saj

Font size: Decrease font Enlarge font
image MATTHEW ARNOLD

Poezia “Kadmusi dhe Harmonia” dhe analiza e saj

Dr Fatmir Terziu

Miti si hyrje

Kjo poezi fillon me një përshkrim të Kadmusit dhe Harmonisë, dy karaktere mitologjike të cilët ishin kthyer në gjarpërinj. Gjarpërinjtë jetonin në paqe dhe qetësi në brigjet me diell të Detit Adriatik. Pas çdo gjëje, që ta kishin vuajtur, ata nuk duhet të përballeshin më me luftërat e pakënaqura, shtëpinë e tyre të vjetër. Në fillim, ata ishin të pafuqishëm në shtëpitë e tyre, duke shikuar një mallkim që ndodhte mbi fëmijët e tyre dhe fatkeqësitë që pushtuan qytetin e tyre. Megjithatë, si gjarpërinj, ata mundën të shpëtojnë prej të dyjave, botës së trishtë dhe vuajtjeve të saj, dhe kështu tani ata jetonin të lumtur, duke “harruar tërësisht jetën e tyre të parë të trishtuar.”

Poezia dhe analiza e saj

Kjo poezi është mbështetur në një aluzion për mitin e dy figurave mitologjike që i cituam më lart, Kadmus dhe Harmonia, që me sa duket për poetin ishte e rëndësishme që të dihej dhe mësohej dhe ajo ndodhi me atë histori mitike. Në mitologjinë greke, Kadmusi i Tebës u martua me perëndeshën Harmonia. Ajo më vonë u largua nga Teba bashkë me të, dhe ata së bashku ndihmuan Enkeleanët në luftën e tyre mes ilirëve. Edhe pse ata fituan dhe Kadmusi u emërua mbret i ilirëve, më vonë u shndërrua në një gjarpër. Për të qetësuar dhimbjen e perëndeshës Harmonia me gjendjen e saj, perënditë e kthyen atë në një gjarpër si ai.

Kur kjo histori ka një element të hidhur në fund të saj, Arnoldi ri-interpreton fatin e tyre, duke argumentuar se shpëtimi i tyre nga shoqëria dhe jeta e tyre u kishte dhënë atyre atë lumturi që nuk mund ta kishin arritur kurrë, ndërsa gjendeshin në botën e njerëzve. Ky argument përkufizohet me perspektivën e vetë poetit, nga i cili vazhdimisht rrjedh fakti se ai kritikon botën moderne dhe kufizimet e saj në instinktin poetik. Arnoldi shpesh sugjeron se njeriu mund të arrijë veten e tij më të mirë duke u fokusuar në natyrë, dhe kështu e sheh në fatin e personazheve të tij si një bekim. Sigurisht, edhe pse ndodh kështu edhe admirimi i tij ka nuancën e vet të hidhur. Ashtu si ai zakonisht e bën, ai edhe e  admiron potencialin për njerëzit, me faktin për të përmirësuar gjendjen dhe arsyen e tyre përmes natyrës, por ankohet për paaftësinë e tyre, me faktin se gjoja për ta bërë këtë, duhet punë dhe përkushtim për shumë kohë.

Lidhja me emrin

Emri i Harmonias, lidhet në këtë poezi me qëllimin, dhe prania në këtë poezi analizohet me temën e saj si mit. Natyrisht, emri i saj do të thotë harmoni, një fjalë shpesh e lidhur me paqen dhe marrëveshjen. Ajo ishte perëndeshë greke e harmonisë dhe mirëkuptimit, por ajo ishte vetëm në gjendje për të arritur qetësinë. Emri i saj sugjeron, dhe nuk qartëson zgjidhje, pasi ajo u kthye në gjarpër dhe duke e lënë Tebën, fakti mbetet sublim. Edhe si një hyjni, ajo nuk mundi të arrijë qetësinë, ndërsa ishte në një formë njerëzore. Dëshirat ranë aq poshtë derisa ajo humbi atë trup njerëzor.

Si në shumë nga poezitë e tij, metaforat e zgjedhura nga Arnold, janë për për paqe, qetësi dhe prosperitet, dhe theksi i tyre është se ata duhet të vijnë të gjithë nga parametrat natyrore. Deti Adriatik dhe kodrinat rreth ti luajnë një rol të madh në këtë poezi, ashtu si bari, lulet, rëra, dhe dielli. Kontrasti në mes të këtij mjedisi natyror dhe qytetit të populluar të Tebës është shumë i shquar.. Kadmusi dhe Harmonia lënë pas qytetet dhe luftën për qetësi dhe i nënshtrohen natyrës. Kjo në mendjen e Arnold, tregon se njeriu ka përfituar më shumë se çdo gjë tjetër, ku vlerëson natyrën.

 

KADMUSI DHE HARMONIA

 

NGA MATTHEË ARNOLD

 

 

Larg, shumë larg që këtu,

përthyhet Adriatiku në një gji të ngrohtë

përreth  kodrave të gjelbëruara Ilire; dhe aty

kohë me diell në grykat e lumtura është e paqtë,

dhe nga ana e detit, dhe në kthinat.

Bari është i ftohtë, me ajrin e detit përqark

kënaqësi  dhe freski, lule mali

më shumë i pastër dhe i ëmbël sesa i yni.

 

Dhe atje, thonë ata, dy gjarpërinj të lashtë dhe të ndritshëm,

që dikur ishin Kadmusi dhe Harmonia,

pushonin në kreshta ose në bregun e detit të ngrohtë,

në qetësinë e pafrymë, kur të gjitha sëmundjet e tyre;

ishin larg vendit të vet, larg syve

ku Sfinksi jetonte në mes të kodrave prush,

as pallati i racës së tyre ishte i pakënaqur

as Tebët, as Ismenët, askush.

 

Tani, ata të dy jetojnë, atje nën frenat ilire!

ata kanë jetuar kohë të mjaftueshme për të parë,

në Tebë, tallazet e fatkeqësisë

mbi fëmijët e tyre të dashur viktimë,

mallkim mbi mallkimin, sëmbim mbi sëmbimin,

për vite të tëra, janë ulur të pafuqishëm në shtëpinë e tyre,

një plak thinjosh dhe gruaja plakë

Zotat thonë kishin ardhur tek martesa e të dyve,

dhe gjatë banketit të gjitha Muzat kënduan zjarrtë.

 

Për këtë arsye ata nuk i mbyllën ditët e tyre

në rrjedhë të gjakut, por mbetën të përhumbur, shumë larg,

aty ku luan era perëndim-lindjen,

dhe murmuritjet e Adriatikut që vijnë

për këta djerrina të braktisura malore; dhe këtu

ata janë të sigurtë, tjetër identitet, çift

tërësisht i harruar nga pragu i vjetër, nga ajo jetë

dhe të gjithë Tebë të humbur, të mjerë

përgjithnjë mes kreshtave, të heshtur dhe memecë.

 

 

Përktheu: Dr Fatmir Terziu

Comments (1 posted):

timo on 01/05/2016 18:16:08
avatar
Gezuar pashket Fatmir. E lexova me vemendje kete poezi e cila lind diskutim per menyren e trajtimit te temes, per metaforizimin e Kadmit dhe Harmonise si gjarperinj (nje variant tjeter personifikon Ilirin, birin e tyre si gjarper), duke trajtuardhe cuar me teje nje ane te mitit,ane e cila lind edhe hipotezime antimit.
Gjithsesi urime per prurjen dhe celjen e dritares debatuese.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1