Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | ANTOLOGJI | Si një fitore

Si një fitore

Font size: Decrease font Enlarge font
image Sonia Coman

Sonia Coman, është nga zona e Konstancës (Pjesa juglindore e Rumanisë, port më i rëndësishëm në Detin e Zi). Ajo ka qenë gjithmonë shumë e interesuar në art dhe kulturë. Sipas saj, duke shpjeguar se aktiviteti artistik “inkurajon dialogun” ajo e ka përdorur poezinë dhe këtë aktivitet artistik si një dritare ku mund të jetë vlera e dobishme për shoqërinë e sotme, e cila është në një nxitim marramendës ndonjëherë. "Nëpërmjet artit mund të merrni një komunikim për  një të vërtetë", thotë ajo mes pozisë. Si e tillë ajo mbetet një poete dhe artiste që kërkon vetveten në procesin më të gjerë të asaj që sot krijohet nga rumunët dhe jashtë territorit të saj. Dhe për kët edhe studimet e doktoraturës (PhD) i japin një emër më shumë.

 

Si një fitore

Nga Sonia Coman

 

Dridhet mjekra juaj

shkujdesshëm

mendimet tuaja janë aq larg

nga ju

nyjëzoni gishtat mbi njëri-tjetrin

çdo nyjë - si një fitore

duart, pllaqiten, drejtohen përsëri në fleksibilitetin

e kujtimeve tona të përbashkëta

trupi bëhet mjelmë në dhomë

sytë një fletë bosh

por mjekra juaj dridhet

pafuqishëm

ajo mjellmon

në kujtimet tona të përbashkëta -

pupla të bardha

ne i fryjmë larg përreth

si një fitore

kundër nesh.

Përktheu: Dr Fatmir Terziu

Email: terziu@gmail.com

 

 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1