Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | ANTOLOGJI | Ëndërr në një sfond të lehtë blu

Ëndërr në një sfond të lehtë blu

Font size: Decrease font Enlarge font
image Maria Topali

Maria Topali ka lindur në vitin 1964 në Selanik. Ajo ka studiuar Drejtësi në Universitetin e Athinës, Greqi dhe në Universitetin e Johann-Wolfgang-Goethe, Frankfurt am Main, Gjermani (Ph.D). Që nga viti 1996 ajo shkruan poezi për revistën Poiisi (Poezi) dhe revistën Politiki (Poetika). Ajo gjithashtu shkruan kritika letrare për të përditshmen [edicionin e diela] Kathimerini.

Libri i saj i parë me poezi, u shfaq në vitin 1999. Ajo është botuar dhe në Londër dhe është pritur ngrohtësisht nga kritikët. Poezitë e saj janë përkthyer në gjermanisht dhe italisht. Ajo ka përkthyer prozën dhe poezinë nga gjermanishtja në greqisht, duke përfshirë poezi të zgjedhura nga Brecht, Huchel, Lasker-Schüler dhe Duineser Elegien nga Rainer Maria Rilke. Ajo ka përkthyer veprat e Jacob Burckhardt, Jürgen Habermas, Hans Magnus Enzensberger dhe Max Frisch. Ajo është e martuar dhe ka dy vajza. Ajo jeton në Athinë dhe është duke punuar në Qendrën Kombëtare për Kërkime Sociale.

 

Ëndërr në një sfond të lehtë blu

Nga Maria Topali

 

... të zbres shkallët bashkë me ju

Dhe të fik dritat.

 

(Dhe në qoftë se ju nuk do të fikni ato

ju ende do të gjeni vetëm errësirën.

Dhe pastaj më vonë, më thellë, errësirën e dendur,

si ajo në shpellën e dragoit.)

 

Unë, Shën Gjergji, do të liroj të gjitha bukuritë

që i mbaj robër në guximet e mia,

Unë, Dragoi.

Përktheu: Dr Fatmir Terziu

Email: terziu@gmail.com

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1