Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | ANTOLOGJI | Prej Bulevardit Daugava

Prej Bulevardit Daugava

Font size: Decrease font Enlarge font
image Janis Elsbergs

Janis Elsbergs ka studiuar, gjuhën angleze dhe letërsinë e Letonisë në Universitetin e Letonisë. Ai ka botuar tre vëllime me poezi dhe ka bërë një emër për veten e tij me përkthimet e Walt Whitman, Henry Miller, Harold Pinter, Shakespeare dhe Kurt Vonnegut. Ai është bashkë-redaktor i revistave Luna letrare dhe Voices në letonisht.

 

Prej Bulevardit Daugava

Nga Jānis Elsbergs

 

Fryma juaj është ujë.

Fryma ime është hekur.

Mendoni për një anije

që mund t’ju mbaj të fjetur.

 

I tjerr zinxhirët e mendimit

kurora të letrave.

Ju lëshoni shi mbi mua

shiu pushon si ndotje ferrave.

 

Unë ju akuzoj me pëshpëritje:

“Fëmija vajzë! Një fëmijë u mbyt!”

Qetësisht më përgjigjeni:

“Unë jam i juaji. Lumi yt.”

 

* * *

Ju

njerëz

ngërdheshje e lëvizjes së historisë së Qytetit

rrugë e rrëshqitshme dhe erë në një kasetë audio mbi tavan

nga një altoparlant një shitës britmat m’i sjell në vesh dhe

mendimet kërcejnë fare pranë

perdet një vibrim i pasionuar shumëzuar me pemë

flenë.

Ditë më vonë në një bar nis auditimi

ti buzëqesh

për vetëm një javë

është me të vërtetë e vështirë për të qeshur shtatë herë fitimi

një sy sinqeriteti ngrohtësisht

zbardh dhëmbët

rrugët më kanë rraskapitur këmbët

ju, vërshimi i përrenjve

nuk e dini, por këtu

Unë jam ai

jam në ecje. 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1