Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | ACPE | PËRKRAHJA MË E MADHE NGA BASHKËVENDËSIT TANË

PËRKRAHJA MË E MADHE NGA BASHKËVENDËSIT TANË

Font size: Decrease font Enlarge font
image Kristjan Gj.DUKAJ

 


Bashkëvendësit tonë që jetojnë në SHBA, vazhdojnë gjithnjë veprimtarinë e vet humanitare. Ata edhe këtë vit vazhduan me ndarjen e bursave për studentët nga Malësia e të cilët shkollimin e lartë e vazhdojnë në qendra të ndryshme universitare. Pikërisht, muajin e kaluar, Shoqata

“Malësia e Madhe” nga Nju Jorku dhe Shoqata atdhetare “Malësia e Madhe” nga Detroiti, ndanë më tepër se 45.000 dollarë Amerikanë për 57 student nga treva e Malësisë të cilët ishin fitues të bursave për vitin akademik 2016/2017. Tashmë, është e njohur veprimtaria e këtillë e bashkëvendësve tonë të cilët në mënyrë të organizuar ndihmojnë studentët tonë dhe nëse kësaj shume i shtojmë edhe ndihmat individuale për të afërmit e vet, atëherë lirisht mund të themi se ata, me mjetet e veta, kanë rritur dukshëm numrin e studentëve nga këto hapësira e të cilët vazhdojnë shkollimin superior në qendra të shumta universitare. Aq më parë, pasi kontributi i bashkëvendësve tonë është ndihma e vetme për rininë studentore nga Malësia sepse të tjerat janë minimale. Për shkak të obligimeve në vazhdimin e studimeve në Universitetin e Sarajevës, nuk pata mundësinë që, drejtpërdrejtë, të falënderoj bashkëvendësit tonë në veprimtarinë e tyre të shenjtë për të ndihmuar në këtë mënyrë gjeneratat e reja në vendlindjen tonë. Edhe pse këtë vit nuk isha në mesin e fituesve të kësaj burse, dëshiroj të shprehi mirënjohjen time për gjithë kontributin e dhënë të bashkëvendësve tonë në fushën e arsimimit të brezave të rinj nga trevat tona. Me siguri se do të duhej një shkrim tepër i gjatë për të përshkruar këtë dhe kontributet tjera të bashkëvendësve tonë që jetojnë në mërgim dhe këtë do ta vlerësoj më së miri vetë koha, por vlerësoj se e kemi obligim që si pjesëtar të këtij brezi, qoftë edhe në këtë mënyrë, të shprehi falënderimet vëllazërore për njerëzit tonë që jetojnë larg vendlindjes, në mërgim. Për të gjithë ata që veprimtarinë e vet dashamirëse ndaj tokës së të parëve të vet, e kanë kultivuar edhe në brezat e rinj të lindur dhe rritur në botën e mërgimit, por gjithnjë janë në ndjekje të gjurmëve të parëve të vet. Vetia e këtillë e mërgatës sonë është unike dhe e veçon atë nga të gjitha të tjerat nga do që vijnë dhe është shembull i pashoq në dashurinë për tokën e të parëve të vet. Ndarja e bursave muajin e kaluar, është edhe një dëshmi më tepër se përkushtimi dhe dashuria e tyre ndaj vendlindjes janë të pafund. Urojmë që e gjithë kjo të jetë në shërbim të të mirës së përgjithshme, që brezat e rinj nga këto treva të arrijnë nivelet më të larta të shkollimit duke kontribuar kështu në përparimin e gjithëmbarshëm të shoqërisë shqiptare në përgjithësi. 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1