Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | ACPE | Djemtë e Vlorës “Akademia Junior”, U-10, nderojnë Vlorën dhe Shqiperinë

Djemtë e Vlorës “Akademia Junior”, U-10, nderojnë Vlorën dhe Shqiperinë

Font size: Decrease font Enlarge font
image Djemtë e Vlorës “Akademia Junior”, U-10, nderojnë Vlorën dhe Shqiperinë

A DO TË JETË KY EKIP KAMPION I ARDHSHËM I BALLKANIT

 

Arritjet e vogëlushve të Vlorës U-10 dhe trajnerit Besi Shabanit, kampion ballkanik për dy vjet rresht, duhet të tërheqin vëmëndjen e autoriteteve të larta të futbollit tonë, ndërsa Ministria e Arsimit duhet të ngrihet në lartësinë e detyrës së sajë për të ndihmuar, përkrahur dhe stimuluar trajnerin dhe këta fëmijë që nderojnë Shqipërinë.

                                                         *       *       *

Në Korintho të Greqisë nga data 10 deri më 14 prill 2017 u zhvillua kampionati ballkanik U-10.

Në këtë kampieonat merrnin pjes 25 skuadra nga shtete të ndryshme të ballaknit. Shqipëria u perfaqësua nga ekipi vlonjat “Akademia Junior” e drjetuar nga traineri i talentuar Besi Shabani.

Një vit më parë po ky ekip mori pjesë në këtë aktivitet nën logon e “Flamurtarit” dhe u shpall kampion i Ballkanit.

Kjo ishte hera e dytë që Besi Shabani dhe Akademia që ai drejton me aftësi dhe profesionalizëm të lartë fituan trofeun Ballkanik.

Skuadrat ishin ndarë në pesë grupe. “Akademia Junior” luajti me këto skuadra  dhe arriti fitore më të gjitha skuadrat:

“Akademia  Junior”- AEK Greqi 3-1, “Akademia  Junior”- Juvetus Itali 2-1, “Akademia  Junior”- Varteks Bullagri 1- 2.

Mbas këtyre rezultateve “Akademia  Junior” zuri vendin e parë në grup me gjashtë pike dhe doli në gjysëm finale.

Në gjysëm finale luajti me Korithos të Greqisë dhe fitoi me rezultatin 3 me 2, fitore e cila e nxorri në finale. Në finale “Akademia  Junior” u ndesh me Opimpiakos të Greqisë dhe e fitoi me rezultatin 4 me 2.

Kështu në bazë të rezultateve të arritura skuadra vlonjate u shpall kampione Ballkanit. Edhe futbollisti më i mire U-10 u shpall Brajan Brahimaj njëkohësisht edhe golshenuesi me i mire me 8 gola, po nga skuadra “Akademia Junior”

Në këtë aktivitet vogëlushët e Vlorës për herë të dytë ngriten lart Flamurin Kuq e Zi, duke nderuar Vlorën dhe Shqiprinë.

Përmendim me respekt futbollistët e skudrës: Qemal Aliaj, Aulon Caushaj, Stiven Begaj, Bjorni Haxhaj, Klevi Piperi, Marsel Rrapaj, Brajan Brahimaj.

Mbas ketyre trofeve te fituara për dy vjet rresht traineri Besi Shabani dhe “Akademia  Junior” marrin nje ftese nga Akademia Olimpiakos Greqi për të nënshkruar një kontratë binjakzimi.

“Akademia  Junior” ka marre nje vlerësim maksimal jo vetem për trofet e fituara po mbi të gjitha për lojën e zhvilluar.

Një vlerësim i veçant kalon për trainerin Besi Shabani i cili u shpall për herë të dytë kompion ballkanik se bashku me skuadrën që trajnon e udhëheq, U-10.

Mbas ketyre arritjeve shpresë dhënëse për të ardhmen vjen edhe shpërblimi: në Nartë të Vlorës do të ndërtohet një kompleks sportive madhështor, në të cilin “Akademia  Junior”, por edhe fëmijët e tjerë të Vlorës do të stërvitën për rezultate të larta në të ardhmen.

Në këtë kompleks sportiv do të ketë ambjente sportive të një cilësie shumë të lart krahasuar me akademitë më të mira në Europë.

Akademia Olimpiakos e Greqisë ka kërkuar bashkëpunim me trainerin dhe ekipin U -10 të Vlorës, për të marrë lojtarët më cilësor nga ekipi jonë dhe për t’u bashkuar me Akademinë Olimpiakos, për këtë arsye vend i nderit i takon Besi Shabanit i cili ka punuar me përkushtim dhe në kushte shumë të vështira.

Fitorja e Besi Shabanit tërhoqi vëmendjen e shumë klubeve ballkanike, veçanërisht të Akademis Olimpiakos të Greqisë për të bashkëpunuar me projekte konkrete.

Besi Shabani është një shembull jo vetëm për Vlorën por më gjerë që tregon se pasioni dhe pergjegjesia për një detyrë që merr përsipër mund të kaloi çdo vështirësi.

E pse të mos mendojmë se këta fëmijë janë e ardhmja e futbollit shqiptar, kampinë të nesërm të Ballkanit.

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1