Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | ACPE | Sukses i madh dhe vlerësim i Grupit Artistik të Këngës Qytetare Beratase, në Turqi.

Sukses i madh dhe vlerësim i Grupit Artistik të Këngës Qytetare Beratase, në Turqi.

Font size: Decrease font Enlarge font
image Sukses i madh dhe vlerësim i Grupit Artistik të Këngës Qytetare Beratase, në Turqi.

Sukses i madh dhe vlerësim i Grupit Artistik të Këngës Qytetare Beratase, në Turqi.


Nga Pierre -Pandeli Simsia

Këto ditë Grupi Artistik i Këngës Qytetare Beratase me mbështetjen e Bashkisë së Beratit, Kryetari, zoti Petrit Sinaj ndodhet në Turqi ku po konkuron ndër grupet artistike të vendeve të Ballkanit; shoqëruar nga regjisori i suksesshëm Shpëtim Dyrmishi dhe Drejtoresha e Qendrës Kulturore Berat, Gena Dura.
Ashtu si edhe herët e tjera në skenat vendase dhe të huaja, artistët e talentuar beratas po shpalosin mjeshtërisht Folklorin e Pashtershëm Beratas, Këngën e Bukur Qytetare Beratase, atë xhevahir në gjerdanin e artë të Kulturës Shqiptare.
Artistët tepër të talentuar dhe të sukseshëm: Drejtuesi aranxhuesi muzikor i grupit, mjeshtër Altin Metohu, Mjeshtri i suksesshëm, klarinetisti i talentuar dhe i suksesshëm, vlerësuar me çmimin "Laver Bariu" Mehmet Topi" tenori i mirënjohur Dhimitër Dushi, ajo, që gjithë jetën e saj sakrifikoi dhe ia kushtoi skenës beratase, që unë, në një reportazhin tim e kam quajtur "Mbretëresha e Këngës Qytetare Beratase" e mirënjohura Floresha Debinja, këngëtari i mirënjohur Kujtim Babunja...
Kënga Qytetare Beratase, interpretimi i shkëlqyer dhe dinjitoz i këngëtarëve, tingujt e ëmbël drithërues të klarinetës, interpretuar nga Mehmet Topi, shoqëruar në piano organo nga Altin Metohhu, kanë elektrizuar komplet sallën.
Spektatori si i magnetizuar nga tingujt muzikorë të mjeshtrave beratas është bërë një me muzikën dhe, duke dalë pastaj nga ai "hutim" ka shpërthyer në duartrokitje të gjata frenetike.
Vlerësimi që iu bë Grupit Artistik, artistëve beratas nga grupet më të mira ballkanike në Turqi, është suksesi tjetër i radhës që muzika e bukur qytetare beratase trashëgohet ndër breza për të qenë përherë e freskët, e pavdekshme.
Urime, suksese artistë të talentuar beratas.
Faleminderit Qendra Kulturore Berat.
Faleminderit Bashkia Berat Kryetar Petrit Sinaj.
URIME

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1