Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | ACPE | KUR QENIA SHKON DREJT ZEROS DHE VITET NUK NUMËROHEN

KUR QENIA SHKON DREJT ZEROS DHE VITET NUK NUMËROHEN

Font size: Decrease font Enlarge font
image Sazan Goliku

Botuar te gazeta “Shqiptarja.com, 12 mars 2017, faqe 18-19

 

 KUR QENIA SHKON DREJT ZEROS 

  DHE VITET NUK NUMËROHEN

Bisedë e shkrimtarit Riza Braholli me shkrimtarin Sazan Goliku (emri letrar i Pandeli Koçit) në 75-vjetorin e lindjes

RB: Si t’ju drejtohem, si zoti Pandeli apo si zoti Sazan?

SG: Nuk ka kurrfarë rëndësie, si të dëshironi, jam i njëjti njeri. Për jetën time përgjigjem si Pandeli, për shkrimet e problemet letrare përgjigjem si Sazan.

RB: Çdo të thotë për ju numri 75?

SG: Janë thjesht dy numra. Por kur flitet për moshën 75 vjeç, është koha kur ke nisur të harrosh ose kur harron se je 75 vjeç, ose të është rritur tensioni i gjakut, të dhëmbin gjunjët, të mos punosh dot në kompjutër më tepër se një orë dhe pas orës dhjetë të natës, por qenka dhe mosha për t’u bërë president ose kryeministër. Mua ma ka ënda të them se jam 57 vjeç, pra t’u ndërroj vendin këtyre dy numrave,  siç thoshte shpesh me humor poeti Pano Taçi, deri sa arriti moshën 78 vjeç.

RB: Si e vlerësoni ecurinë e letërsisë  së sotme artistike shqipe?

SG: Më duhet të them se jam kundër opinionit të ngutur nihilist për letërsinë tonë. Ky rrjedh nga mosnjohja dhe mospasja ende e një hierarkie vlerash reale që do të nxirte në dritë autorët e niveleve më të larta, veprat më të arrira, larg interesave komercialë të botuesve ose reklamave false. Por, për paradoks, letërsia shqipe po lulëzon, përkundër krizës së gjithanshme që po përjetojmë, përkundër qëndrimit shpërfillës dhe injorues të qeveritarëve, të cilët e kanë për detyrë shtetrore nxitjen, përkrahjen e letërsisë e të artit kombëtar, siç bëjnë gjithë shtetet e qytetëruara. Kjo na përplaset hidhshëm në fytyrë, por është reale. Krahas  emrave të prozatorëve e poetëve të mirënjohur në trojet shqiptare, po dhe nëpër botë, përmes përkthimeve (sado të pamjaftueshme) kanë nderuar letërsinë e gjuhën shqipe. Sa gëzohemi e krenohemi me famën botërore të Kadaresë, po kaq edhe për çdo autor tjetër që vlerësohet dhe bën realisht emër në botë. Jam kundër çdo opinioni mohues, siç jam edhe kundër çdo ekzaltimi të skajshëm, sepse të dyja këto do t’i quaja ireale dhe të gabuara. 

RB: Cili është mendimi juaj për vlerat dhe figurat më të spikatura të letërsisë së sotme shqipe?

SG: Kjo është një pyetje tejet e përgjithshme, e cila kërkon një përgjigje konkrete, që mund ta japë sa më objektivisht vetëm një studim i thelluar dhe një kritikë e specializuar. Unë mund të shpreh pëlqimet e mia e subjektive, të cilat nuk kanë asgjë me interes për lexuesin. Unë nuk mund të përmend emra autorësh vërtet të talentuar, se me siguri ka autorë të tjerë po aq të talentuar.

RB: Cilët shkrimtarë shqiptarë keni më tepër për zemër?

SG: Pa ngurim, rilindasit tanë të mëdhenj nga De Rada, Naimi, Fishta e deri te Mjeda, Noli, Ali Asllani, Esad Mekuli, Mitrush Kuteli, Jakov Xoxa, Anton Pashku... Por në vargmalin e letërsisë shqipe do të dalloja dy maja: Migjenin e Kadarenë.

RB: Si qytetar, si i shikoni zhvillimet aktuale në fushën e politikës dhe të ekonomisë?  

SG: Besoj në të ardhmen e demokratizimit të vendit. Por uroj që të mos bëhen ditët tona realitet si në vargjet e rapsodit popullor, Hetit të Shkodrës të shekullit të 19:

Prej kti halli si do delet,

Asht ba poplli fukara.

Kanë vu ujkun me rujt delet

Dersa t’mbes vatha pa gja. 

RB: Çfarë mund të përmendni nga krijimtaria juaj si kritik letrar?

SG: Kam botuar recensione, artikuj kritikë e studime që nga viti 1961 në organet e shtypit “Zëri i Rinisë”, “Drita”, “Nëntori”, “Jeta e Re”, “Fjala”, “Rilindja” etj. Mesa më kujtohet kam shkruar e botuar artikuj për librat e parë të shkrimtarëve të mirënjohur si Vath Koreshi, Faik Ballanca, Anton Papleka, Gazmend Kongoli, Teodor Laço... Nuk e di, ndoshta nga guximi i moshës, po në vitin 1965 në revistën “Nëntori” u botua drama “E bardha dhe zeza” e Fadil Paçramit, i cili në atë kohë ishte funksionar i lartë i Partisë. Vlerësimi im ishte negativ. Nuk pranuan ta botojnë as “Drita”, as “Nëntori”, as “Zëri i Rinisë”. Nuk e çova sërish për botim as kur Fadil Paçrami u dënua e u burgos më 1973 si “armik”. Gjithashtu, kam shkruar shkrime polemike dhe kam marrë pjesë aktive në diskutime të ndryshme në Lidhjen e Shkrimtarëve për libra e probleme letrare. Njëkohësisht jam angazhuar me intervista dhe emisione të shumta për letërsinë në radio e televizione.

RB: A keni shkruar për ndonjë autor i nisur nga miqësia ose antipatia vetjake?

SG: Unë mund të mos dëshiroj të kem shoqëri me një autor, ashtu siç mund të sillet dikush tjetër me mua, por nëse ai është i talentuar e shkruan bukur, e vlerësoj dhe e shpreh hapur opinionin tim pozitiv për të. Parapëlqimet, që nuk nisen nga vlerat artistike, po nga paragjykimet ose qëndrimet tendencioze, ose nga shijet  vetjake, ose nga interesa jashtëletrare, ose thjesht shoqërore janë të papranueshme dhe të dëmshme në fushën e artit e të shkencës. Duke shkruar për shkencën e letërsisë, Hipolit Teni shprehet: “Ajo konstaton e shtjellon...ajo ka dashamirësi për të gjitha format e artit dhe për të gjitha shkollat, edhe për ato që duken të përkundërta.” 

RB: Si e vlerësoni veten, më i mirë si poet apo si prozator? 

SG: Thjesht e realisht si autor. 

RB: Duke lexuar poezinë tuaj të krijohet përshtypja se ju u interesojnë më tepër idetë e problematikat se emocionet e lindura nga konceptimi artistik.

SG: Unë kam shkruar në një periudhë kohe relativisht të gjatë dhe natyrshëm në krijimtarinë time modeste, si refleks i kushteve të kohës dhe i kërkesave imperative të realizmit socialist, në shkrimet e periudhës para viteve ’90 ka edhe cerebralitet, retorizëm, patetizëm e dobësi të tjera. Nëse ky konstatimi juaj është karakteristikë e përgjithshme e poezisë sime, atëherë janë të diskutueshme vlerat e saj artistike, por, me sa di unë, deri tash në kritikat letrare nuk është vënë në dukje. Gjithsesi jam me thënien e Martin Haidegerit: “Poezia dhe mendimi përkojnë në ‘të njëjtën’ gjë vetëm atëherë kur ato mbahen fortësisht në diferencën e qenies së tyre dhe për aq gjatë sa arrijnë të mbeten aty.” 

RB: Deri vitin e kaluar ishit prej tetë vjetësh kryetar i Shoqatës të Shkrimtarëve për Fëmijë e të Rinj. A do të vazhdoni të jepni ndihmesën tuaj në këtë degë jetike të letërsisë sonë? 

SG: Jam përpjekur të jem sa më aktiv në këtë Shoqatë. Kam ngritur problemet e saj sa kam mundur e sa kam ditur. Kemi organizuar veprimtari të ndryshme në bazë të programit të Shoqatës, si diskutime e përurime librash, mbledhje përkujtimore, takime me lexuesit e vegjël kudo, deri në zonat më të thella, emisione në mediat, artikuj në organet e shtypit etj. Uroj që Shoqata ta ngrejë veprimtarinë e saj në një nivel edhe më të lartë.

RB: Redaktori letrar në kohën e diktaturës luante një rol të dyfishtë, edhe si censor edhe si kritik i parë i librit. Cili kishte më përparësi për ju si një nga redaktorët e të vetmes shtëpi botuese për letërsinë artistike?

SG: Përparësi ishte frika se mos të kalonte ndonjë gabim ideor ose me ekuivoke politike, se diheshin pasojat. E pakta pushimi nga puna. Më kujtohet një shprehje e Dhimitër Fullanit, ish-shefit të redaksisë: “Ne punojmë si mbi mina”. Duhet të kthehemi në atë kohë. Ashtu si redaktorët edhe autorët e kishin të gdhëndur në kokë censurën. Duke pasur (ose mospasur) parasysh edhe recensionet për tekstet që vinin për botim, unë jam përpjekur me shumë dashamirësi e përgjegjësi profesionale të mos prekja vlerat e origjinalit, por të shmangia e të pastroja pjesët e paarrira ose të dobëta. Dhe kam gjetur mirëkuptimin e autorëve. Përveç atyre që u ktheheshin dorëshkrimet e librave si të pabotueshme për nivelin e tyre nën mesatar ose për ripunim, autorët e tjerë më kanë vlerësuar pozitivisht. Gjithashtu, kam qenë i kënaqur se kam qenë redaktor i librave të parë të shumë autorëve të rinj të talentuar, të cilët më pas bënë emër në letërsinë tonë. Është e saktë që redaktori e recensuesit janë kritikët e parë, nëse janë vërtet të tillë. Përkushtimi im i vetëdijshëm ka qenë (pasi u lejua zyrtarisht  në mënyrë të kufizuar) botimi, për herë të parë në Republikën e Shqipërisë, i letërsisë shqipe në Kosovë. Kam zgjedhur redaktuar shkrimtarët më të shquar të krahut verilindor e lindor të letërsisë shqipe si Esad Mekuli, Azem Shkreli, Rrahman Dedaj, Ali Podrimja, Din Mehmeti, Ibrahim Kadriu, Faredin Gunga, Qerim Ujkani, Abdulaziz Islami, Agim Vinca, Edi Shukriu, Flora Brovina, Josip Rela, Ibrahim Rugova, Mehmet Kraja, Jusuf Buxhovi etj.

 

RB: Kur e keni ndier veten më të shqetësuar ose të rrezikuar?

SG: Ligësia, si e kundërta e mirësisë, njihet historikisht dhe shfaqet për ditë në popuj e vende të ndryshëm nga motive psikike e ideologjike, nga mungesa e edukimit etiko-moral, për përfitime të padrejta materiale, për hakmarrje të rëndomta etj. Edhe unë i kam ndier në kurriz goditjet e hapura e të fshehta të ligësisë, por kur këto kanë kaluar pa shumë pasoja, vetëm i kujtoj me keqardhje. Këtu dua  të përmend se kur isha student, në vitin 1965, botova në gazetën “Drita” një kritik letrare për një autor nga Vlora, i cili ‘i fyer në pushkën e tij poetike’ mendoi të hakmerret duke i bërë një letër Enver Hoxhës, ku thuheshin më shumë shpifje se të vërteta për mua. Këtë ma treguan Llazar Siliqi e Ismail Kadareja, të cilët ishin të kënaqur se ajo letër nuk pati efekte. Më 1973 në një mbledhje në sallën e Lidhjes së Shkrimtarëve, ku ishin jo më pak se dyqind vetë, një poet ushtarak më quajti ‘antimarksist’ që kisha ‘teorizime në punën e krijimtarinë time’. Unë shpërtheva duke i bërtitur nga vendi: Shpifës! Gënjeshtar!... Po këtë vit dy autorë erdhën në shtëpinë botuese ‘Naim Frashëri’ dhe më denoncuan te sekretari i partisë, se gjoja kisha shpërndarë në Vlorë librin e një poeti nga Kosova. (Çfarë ‘krimi’!) Në “gjyqin” që u bë në drejtori u vërtetua se kishim të bënim me një mashtrim. Zyrtarë të Komitetit Qendror, nuk e di pse, kapën në librin tim ‘Intimitet’, të porsabotuar, pesë vjersha  me motive nga Kosova, prandaj diskutuan  ta çonin librin për karton ose të zëvendësoheshin poezitë për Kosovën  me poezi të tjera. U vendos të zëvendësoheshin. Në shtëpi i kam të dy variantet e botuara. Nga fundi i viteve ’80, ku punoja në Kuvendin e Republikës si redaktor, një i njohur më tha se në Komitetin Qendror ka shkuar një letër anonime, ku thuhej se unë kam pasur mik shkrimtarin Bashkim Shehu, i cili në atë kohë ishte në burg. Bashkimin e kisha takuar vetëm tri herë nga dy-tri minuta. Pas verifikimeve nuk pata pasoja. Unë i kuptoj informacionet që bëheshin nga punonjësit e Sigurimit, se ata atë detyrë kishin. Por moralisht janë të neveritshëm shpifjet e spiunimete atyre që nuk e kanë për detyrë ta bëjnë ose nuk janë në presion të papërballueshëm. 

RB: Kur jeni njohur së pari me parimet demokratike? 

SG: Në shkollë, nga historia e letërsia botërore. Më bënin përshtypje rrëfimet e profesorit tim të gjimnazit, Kudret Velça që kishte studiuar në Budapest. Atëherë, kur mbizotëronte rregulli partiak “Ai që nuk është me ne është kundër nesh”, ai na kallëzonte se si dy profesorë të tij bënin polemika të ashpra në shtyp dhe të nesërmen pinin kafe dhe shëtisnin së bashku si shokë. Nuk u habita kur lexova para ca kohësh në një intervistë të Harold Blum-it, ku thoshte se me kolegun Paul de Man-in debatonte gjithnjë në publik dhe ndër kohë bënin shëtitje dhe pinin së bashku birrë belge.

RB: Sa libra keni botuar deri tani? 

SG: Pesëmbëdhjetë libra me poezi e prozë për të riturit dhe mbi njëzetë e pesë për fëmijë. Por do të ishte tepër naive, për të mos thënë qesharake, ta vlerësosh një autor nga numri i librave që ka botuar. 

RB: Dikur në një intervistë jeni lavdëruar  se në ujë e ndieni veten si peshk. Cili është stili i notit që ju pëlqen më tepër? 

SG: Mos harroni se unë kam lindur e jam rritur në Vlorë dhe kam notuar që i vogël në Adriatik e në Jon, në Drinos e në Vjosë, po më pas edhe në Drin e Bistricë. Të gjitha stilet janë të bukura (nuk kam mësuar stilin delfin, se kur isha i vogël nuk njihej). Tash qëndrimi vertikal mbi ujë pa lëvizur fare më pëlqen më shumë.

RB: Veç notit, ju keni pasur si hobi edhe alpinizmin. Çfarë ju ka shtyrë në këtë sport të rrezikshëm? 

SG: Ndoshta shpirti i aventurës. Edhe pse një herë jam aksidentuar rëndë, kam vazhduar ngjitjet. 

RB: Kur keni filluar të merreni me alpinizëm? 

SG: Që 10 vjeç jam ngjitur në malin e Golikut me djalin e tezes Leonidha Matin dhe takonim atje bariun e njeriun e mirë Koço Muçin. Si nxënës e student dhe më pas jam ngjitur në Shashicë,  Çikë, Korab, Tomor, Dajt, Jezercë, Shkëlzen, Nemërçkë etj. Alpinizmi, ndryshe nga sportet e tjera nuk ka garë ose kundërshtarë. Je ti, shokët dhe mali që duhet mposhtur në verë ose në dimër. Është sporti që ushqen më së shumti solidaritetin. Aty mishërohet motoja “Një për të gjithë, të gjithë për një”. Ende sot e ruaj shoqërinë me alpinistin e mirënjohur Aleksandër Bojaxhiun, i cili vazhdon edhe sot t’i mbetet besnik alpinizmit. 

RB: Cili është raporti juaj me Zotin? 

SG: I mirë. Përherë jam përpjekur të zbatoj në jetë mësimet morale që fetë e ndryshme predikojnë në emër të tij.

RB: A besoni në Zot?

SG: Nëse për Zot kuptojmë Njeriun, po, besoj. Por nëse  vërtet Zoti Perëndi ekziston, le të na japë qoftë dhe një provë të gjithëplotfuqishmërisë dhe të mirësisë së tij.

RB: Kjo është një pikëpamje agnostike?

SG: Ndoshta po, ndoshta jo.

RB: Cila është dashuria juaj më e dhimbshme?

SG: Familja ime.

RB: Krenaria juaj?

SG: Fëmijët e mi Holta e Artani.

RB: Dobësia juaj?

SG: Nipat e mi Marku, Joni e Arbëri.

 

 

Sazan Goliku (emri letrar i Pandeli Koçit) ka lindur në Vlorë më 1942. Ka kryer Fakultetin Histori – Filologji në Tiranë dhe ka punuar mësues, punonjës kulture, gazetar, si dhe redaktor letrar në SHB “Naim Frashëri” e gjetkë. Që nga viti 1970 është marrë aktivisht me botimin e letërsisë shqiptare të botuar në Kosovë dhe ka qënë ligjërues i këtij krahu të letërsisë shqiptare në Universitetin e Tiranës. Nga viti 1981 – 2002 ka punuar si drejtues në sektorin e shtypit të Kuvendit të Republikës. Ka shkruar poezi, prozë dhe letërsi për fëmijë, si dhe tekste këngësh. Është marrë me kritikë e studime letrare, recensione dhe ese. Ka botuar 15 libra për të rritur dhe rreth 30 libra për fëmijë. Është fitues i disa çmimeve kombëtarë dhe vendorë. Ka qenë kryetar i Shoqatës Mbarëshqiptare të Shkrimtarëve për Fëmijë e të Rinj nga 2008-2016.

 

LIBRA TË SAZAN GOLIKUT:

-Pasqyra e thyer, 1972 

-Lule drite, 1977 

-Grusht, 1981 

-Intimitet, 1987 

-Aventurat e lirisë, 1995 

-Epidemi kozmike 1996 

-Endërr dashurie, 1996 

-Komitët e Malit të Bardhë, 1999, 2011 

-Petalet e rëna, 2001

-Trekëndëshi i qiellit të zi, 2006 

-Turbull, 2007 

-Shpirtdehje, 2011

-Unë jam unë, 2012

-Zjarr dhe zjarr, 2015

-Aksion në shkumën e vaskës, 2016

Comments (3 posted):

Guri Naimit D.(Dh.Xhoga) on 13/03/2017 15:00:47
avatar
"Sazan dhe Golik"
Pandeli Koci POET.
Pershendes te parin z.Riza Braholli,qe eshte bere shkas per te na sjelle kete interviste te te mirit"Flori i vogel"apo "Flori ne mushama lum,kush e ka",pene pa gervishie Sazan Goliku,njohur une se pari ne librat e tij.
Pandeli Kocin,njohur direkt e bere une "vemie" e shkrimeve te tij.Vertet Sa Sazan dhe Golik.
Sazan,me ate ishullin tone te vetem qe na ben te krenohemi sa Goliku,qe kam Malin me te bukur sa te larte ne Dangelline time une rritur 10 vjec sa per 100-nt.(Se ka plot M.Gomiku),po Sazan Goliku,eshte nje,dhe ky eshte Poeti yne,rjeshtuar ne avarganden e tyre . Me behet qefi ani se jam 6 vjet para tij,ne moshe,( se se arrij dot ne krijimtari mbetur amator),me dukej gjithnje"Pionier",Pa tjetre i krijimit.
Me kenaqet me kete interviste shume te goditur,nohur deri me ta panohura per te,(per mua),si alpinist dhe per me teper,krah mikut tim Aleksander Bojaxhi, qe jam borxhlli ndaj tij,ftuar per te qene pas tij si alpinist,qe ne vite 60-t me te,ngjitur vete majat rreth Tiranes. E pershendes dhe i uroj shendet,
Sazan Golikut i uroj 45 vitet qe perjetojme me te,Pandeli Koci,per 75-se vitet e gjendies civile. Keshtu e pafshim gjithe jeten45 vjecar...
Te Ri ne moshe sa ne krijime.
Nga Tornto Ju uroj,e nuk me mungojne librat e tij te para..Ju pershendes te dyve.Ate"rinine" e tij te fundit pare une tek,Kafe tij e preferuar,(ngjit 15 Katshit),ku"Ferra e vogel mbal LEPUR te MMADH".
Mire U gjeca,me urimin;
dhe njeqindbjetore..

Toronto13-03-2017 Guri Naimit D.(Dh.Xh.)
Dhimitwr Xhoga (Guri Naimit D) on 05/04/2017 02:39:44
avatar
Nostalgji e viteve;
Ansambli shteterore i velleve dhe kenge popullore,Ne malsine e SHEGJRGJIT 1965.
(Nusia e pare Pa DUVAK,neShenmeri e Fag)
Vera e vitit 1965-ter ne zonen e malsise se Shengjergji,do te mbahet mend ne breza.Per tw,jane shkruajtur kronika qe ne ato vite te paharruara per ne,qe i kemi perjetuar.
Une si pergjegjes kulture,sa kolegia stazhiere para nisies se fakultetit Katerina,mbanim barren me te rende nga punonjesit e lokalitetit.10 dite me to, na u be nje shkolle e vecante,pos mbresave mare pushteti ne baze.
Hap spontanist nje nga ditaret e mia te atyre viteve 3/1, nje fletore mbi 300 faqesh e ja ne faqen 134 gjej titullin:
"Ansambli ne Malesine e Shengjergjit"
Pushtohem me emocione e nostalgji vitesh sot,prag te festimit te 82 vjetorit tim; "10 qershor 1936".
Ja c'shkruhet..
Mbasi shperndava vajzat aksioniste gati shtepi me shtepi,ate mesnate gushti,me shoferin e Gazit"M",pershtat si autobuz deri ne Kamze e Bregu-lumit,(te qytetit i shperndau vete kryetaria e grua Rethit Aferdita Bitri,nje capajeve cupee atyre viteve.kthyer ne shtepi,pas mesnate,ora 2.Te te nezermen ne ora 8-te, shkova ne zuren e kryetares, si e lame kur u ndame ate mesnate ca me"sherr".(Nuk kishte besim ajo ti shperngaja une "beqari", vajzat neper shtepia..Kjo na beri shoke te organizimit te aksioneve ne,vitet pasuese(1975).
..Zyra ne katin e pare te komitetit P. Sa Rajonit te rinise gruar gumezhinte nga bizeda gazmore grash e vajash. Aferdita kryetare mes tyre,ju fliste per aksionin perfunduar me sukses,sa batuten e fundit,kur nuk donte ti shoqeroja une vajzat...po ju tregonte.
Sa kaqe si me prosi,dera ishte e hapur, une para tyre.
Kryetaria,fliste per mua, kur ato te gjitha ishin koleget dhe shoqet e mia mesuese sa istruktire aty ne komitet.
Aferdita vete, sa ishte emeruar.
U ngrit e me doli mes dhomes,e para tyre me kerkoi ndiese:
Cupa, mbreme kam bere nje gabim me kete shokun tuaj dhe timin nga sot.Nuk doja ta lija te me percillte cupat e Bregut Lumit dhe Kamzes.Me dukesh ca si shume i emancipuar.. Po i kerkoj falie mes jush,se ma njohet sa me kundershtuar mendimin tim. Ja po e perqafoj si vella me te vogel.(Aj kaluar te 30 vitet une sa mbusha 25 se. Pa saj ne kagfene e vazhdoj bisede dhe me thote para tyre.
-Dhimiter clodhu dhe do te te nisim me "Ansamblin e kengeve dhe valleve"ne ato zona!si shoqerove aksionin e Higjenizimit,- sa shoqeve ju perserit:
- E kam gjetur?.
Ato ia dhen te qeshurit sa Elsa i thote i ke rene PIKES. Dhimo nuk gjen tjeter per ate pune,per me teper si e ke merak Ti.
Une nuk i dhashe pergjigje vec theksova para cupave:
-Koka e falur nuk pritet!Une 15 dite meju ne ato dite aksioni,ju njoha akoma me shume dhe pashe tek ju tiparet e cupave tona,qe siu gjinden shoqet.Po ky koncepti "kryetares"qe e shprehu vete, ju pengon ju te rejave sa ne,te bejme c'duhet bere per afirmimin e se rese,qe e quajme emancipim.
Aferdita,ca si e prekur ne sedren konservatore,shtoi me buzeqeshie:
- Shikoni moj motra,ky po na flet si nje filozof!Si se kam njohur me pare?!
Te qeshurat na ndane me cupat mua me kapi per krahu Aferdita,duke me thene: Do shkojme ne Drejtorine e Ansamblit,te te prazantoj,sa te marish detyren,keshtu e kam lene me drejtorin.Siper humor i them:
-Ka vajza shume ansambi?!
- A shejtan!- me thote ajo e me futi krahun drejt rruges nga pazari ri tek Ansambi,atehere bashke me estraden.
Nga ai cast mbetem shoke e miq te mire me Aferditen, sa u beme krushq te pare ne dasmat tona.Une pas 2 vitesh,ajo ezgjati...Apasionuar par punes me GRATE.
..Drejtorin e takuam drejt ne zyre,aty ne katin e dyte sa hyje ne sallen e Estrades.Holli saj tere artistet pergatiteshin per prova, sa mblidhej grupi per aksion ne malsi.
Aty me drejtor Aristidhin sqaruam gjithcka sa ai na sygjeroi:
-Gjithe trupa eshte pergatit per kete aksion,po ju si prites duhet patur kujdes ne shperndarien e tyre ne shtepite e fshatareve.Mos harroni se shumicen e trupes e kemi me vaja te reja kengetare dhe te baletit,pa tjeter kemi veterane si;Fiqneten,Kellicin si valltare,mes tyre do ti keni.
Zona e Shengjergjit e di eshte ndryshe nga zonat e tjera, me pas te zhvilluara.
-Mos kini merak i thote Aferdita,une e provava me aksionin 15 ditor te vajzave ne aksion Higjenizimi dhe i njoha mire kushtet per me Teper,Dhimitrin qe po jua caktojme si shoqeruar te grupit e kemi prefekt per ate pune.
Pas saj drejt e ne salllen e provave, ku artistet ne fakt prisnin udhezimet e drejtorit,sa prezantimin tone.Une nuk e pata te veshtire,se shumicen e artisteve dhe artisteve i njihia personalisht.Nga Enver Daut e Skender Sollaku(ndjese pacin keta,)tek Besim Zekthin e Bik Ndoja,sa vajzat artiste me Nailen, Vitoren, Kellici Violete e tje.Ishte ajka e Ansamblit, marre nismen, per te dhene cfaqie ne zonat e thella te malsise Tiranes.
Te nesermen u nisem me autobuz drejt Qaf Priskes,pas te cilit artistet u prezantuan me ate zone te gjerre me horizont nga Qafshtamba ne Veri,malit Krabes ne Juge me para,Malin me Grapo dhe bri tij ne Juge,zona e Shengjergjit. Deri ne Cairet e Selite,shumica zonen e njfshin,qe nga vite 50-t,veteranet mes tyre,kur ndertohej Hidrocentrali Selites njeheresh Ujesjelles per Tiranen.
Pa saj une,luajta rolin e ciceronit udherrefyes.Mes entuziazmit ani se rruga e vashtire,mbritem tek Kroi-Kuq,ku na priten nje grup fahstaret me keshilltare ,te Lagjeve,Skrep,Ure,Kasalle,Verri, sa Fashtrat Shemmeri,Shengjin e Ure.Ketu nisi ky aksion i atij viti qe do linte mbresa...
...Dihet-sot qe skriptoj kete shkrim per ju,miqte e mij te "Fjales Lire", emocionohem.
Do ju bezdis me dy tre shkrime te tjera.

VIJON...
Toronto 04-04-2017 Dhimiter Xhoga
(Guri Naimit D.)
Dhimiter Xhoga (Guri Naimit D.) on 06/04/2017 03:02:12
avatar
Artistet e Ansamblit shteteror,mes dasmorevve ne Fag te Shngjergjit(1965)
Ndrerim dhe rrespekt..
82 vjecari Dh Xhoga.

Pas mbresave ne fsahtin Derie te Dielen mbritem ne fshatin Fag,aty rreze malit me te njejtin emer dhe ky,si"ballkon) asaj malsie,pas vargut malor Priske-Dajt E perpjeta sa kalon,lumin e Shengjergjit ,dege e Erzenit,i lodhi artistet, megjithse, per plackat,siguruam kafshe. Nje clodhie sa dale ne krye fshatit,qe shtriheh tej e tej faqes malit sa afer vakumones,lagjet e tij.
Si e Diele,kishim nje ngjarie te
vecante,Dasem,me te RENE emanciouese futur;hequr Duvakun,(trashegimi kaluar koha e sundimit te gjate osman,)e veshur Nusen me fustam te bardhe e vello.
Ishte Nene Lia,sa autoritete te fshatit, qe na priten.Ajo,martonte cupen Liri, koecidence dhe emri saj,me kete risi te Re,sa ne kete dasme merte pjese Ansambli Shteteror i kengeve dhe valleve popullore ,te Tiranes.
Ishte nje dite e bukur korriku, ne kete fshat malor,vertet si ballkon, aty pas Dajtit e Priskes,nga buron lumi Erzenit .Nga ai fshat,na dukej si ta shininim nga nje aeroplen ne fluturim ate zone . Flladi malor i bente ato vajza e djem artiste,te nxirnin nga canta trikot ose shalla vajzat,te mesuara ti mbanin supeve.
Drejt shtepise vajzes,shkuan vajzat balerina,te cilat e nisen NUSE ate cupe fshati,si nje engjellushe e bukur. Fustanin e Bardhe sjelle nga lokaliteti, pergatit vete organizata e gruas Tirane .Pajisiet per tualetin e nuses e kishin vete vajzat e kryesisht,valltaria Vali, mjeshtere per kete pune.
Ndersa vajzat nisnin nusen ne dhome, jashte vallonte kenga dhe vallen nga artiste e Ansamblit,ne krye kengetaren e mirenjohur Fitnete Rexha,ne ate shesh tere freski,para shtepive te asaj lagje te Fjolleve, mes Fagut.
Lija,kruetare Gruas,per te falenderuar vajzat e ansamblit pjesmarrese,sa aktivizuar ne kete dasem te vecante e te paharruar,doli e ju seviri nga nje embelsire te vecante fshati, me fjalet.
-Ju lumshin duar ju thote ajo,qe na ndihmuat,me shume kulture sjelle.Ne me siguri,do ta kishim shemtuar vajzen nuse,me ate tualetin e rende, tadite. ..qe perdorim . -Rrofshi cupa artiste!
Sa kaqe,nxoren nusen ne ballkon te shtepise dy kateshe.Krye shkalleve, kryetaria e gruas,si te ishte ne nonje podium,e mbante vajes perkrahu me ate fytyre qe i reflektonte dielli,fytyra, mes pake skuqie natyrale.
Ishte vajza e pare ne ate fshat,si gjith Nuset e asaj Jave,ne Lokalitetin e Shengjergjit, martuar e dale nuse, me fustan te koshes, si ne qytet.
-Von jemi ne kete pune,-theksoj ajo duke zbritur shkallet,-po ja arritem.
-Te rene e perqafojme,me amanetin;te vjetren pozitive,mos ta harrojme,si tashegimi te"GURRES POPULLORE".
Gjithe pjesemarresitt e takuan dhe pershendesnin Nusen e re,te cilen e shoqeruan per ne ceremonine e dasmes,qe u be ne sallen e kultures se fshatit.
Shumica e pjestareve te ansamblit kishin pergatitur peshqeshe te vecanta, simbolike per vajzen,deri dhe komplete pjatash apo veshie te reja te qendisura nga vete vajzat artiste.
Disa mesuese fashti, bene po te njejten gje,per pajisiet e dhomes gjumi te vajzes.Sa kryeplaku i fshatit fqinje Xha Levend Disha,i dhuroi nje brez te bukur me qendizma,(kujtim nga bashkeshortie e tij ne vite,ndare nga jeta gjate lindies se femijes pare).Kjo emocionoj shume pjesmarresit.
Obori mbushur plot e perplot nga fshatare,jo vetem te Fagut,po ardhur dhe nga Parpuja sa Vakumona,komshi.
Nje feste e vertete kjo,qe vazhdoi deri mbremjen von,qe do te vazhdonte te nisermen tek Djali,po Vendali.Krushqit te nesermen,nje tjeter ceremoni mbreselenese,sa krisen ciftet si dikur ..Sot,aktualisht ne Toronto te Kanadase, une 82 vjecari,mesues nje jete ne ato zona,sa ne Tirane,kujtoj plot 51vjet me pare e,i uroj,asaj femilie,(aktualist prind te shkelqyer mesuar)gezim e shendet,me pasardhesit e tyre.
Njeheresh Pasuesve te Ansamblit te kengeve dhe vallev,ju urojme suksese,me te madhin Besim Zekthi pesionist,sa ngushellime per ata,te nderuar artiste, qe nuk ikemi mw mes nesh,te paharruarit si:Fitnete Rexha,Enver Dauti,Bik Ndoja, Skender Sallaku etj.NDISE PACIN dhe te paharruar ne jete.
.
Me rrespekt e Konsiderat per te gjithe.

Pesionist mesues 82 Vjecar

Toronto 05-04 2017 Dhimiter Xhoga(G.N.D)

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
4.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1