Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | ACPE | Klubi i Krijuesve Jonianë mbyll me sukses Manifestimin Poetik “Trirema e Poezisë Joniane”, edicionin e dhjetë të tij

Klubi i Krijuesve Jonianë mbyll me sukses Manifestimin Poetik “Trirema e Poezisë Joniane”, edicionin e dhjetë të tij

Font size: Decrease font Enlarge font
image Klubi i Krijuesve Jonianë mbyll me sukses Manifestimin Poetik “Trirema e Poezisë Joniane”, edicionin e dhjetë të tij

Klubi i Krijuesve Jonianë mbyll me sukses Manifestimin PoetikTrirema e Poezisë Joniane”, edicionin e dhjetë të tij... Evenimenti vendosi që Kurorën e Artë me degë ulliri duke marë në vlerësim krijimtarinë e secilit krijues dhe shkallën e bashkëpunimit të tij me Klubin e Krijuesve Jonianë vendosi që Kurorën e Artë me degë ulliri ta ndajnë mes tyre:

1-Anton Nik Berisha

2-Daniele Giancane

3-Fatmir Terziu.

 

Urime dhe jetëgjatësi profesionale Manifestimi Poetik “Trirema e Poezisë Joniane”, edicioni i dhjetë! Klubi i Krijuesve Jonianë organizoi në datat 30 Shtator, 1, 2 tetor  2016, tashmë si një akademinë e përvitshme tradicionale, Manifestimin PoetikTrirema e Poezisë Joniane”, edicionin e dhjetë të tij. Manifestimi poetik u organizua me mbështetjen e Bashkisë së Sarandës dhe Selia e manifestimit ishte me një pjesëmarrje të gjerë në resort “Bougainville Bay”, aty ku zakonisht lulja me emrin që i ngjizi poeti Naim Frashëri ishte që të shpërndajë dhe të grumbullojë aromë poetike nga poetët vendas dhe atyre që sollën aromën poetike nga mjaft pika të rruzullit.

Nën drejtimin e poetit të mirrënjohur, Agim Mato, “Mjeshtër i Madh”, Manifestimi Poetik “Trirema e Poezisë Joniane”, edicioni i dhjetë, natyrisht kishte dhe arsyen e vetë të rrëndësisë dhe pjesëmarjes në të. I gjithë stafi drejtues, miq të artë dhe të vlerësuar nga krijimtaria e tyre kanë pasur dhe përshëndetjen tonë miqësore, intelektuale, dhe krijuese, në pamundësinë tonë për të marë pjesë në këtë eveniment mjaft të rrëndësishëm.

Ndërkohë sikurse u njoftuam nga drejtuesit e “Trirema e Poezisë Joniane”, edicioni i dhjetë pati dhe vlerësime dhe nderoi disa poetë. Në lidhje me këtë po japim fjalën e njërit prej poetëve dhe drejtuesve të evenimentit, të mirënjohurit Timo Mërkuri që midis të tjerash ka theksuar:

“Të nderuar miq pjesmarës në edicionin e 10 të Triremës Joniane.

Po ju drejtohem juve me një falnderim të veçantë për pjesmarjen tuaj në këtë ecidion, pjesmarje e cila, jo vetëm na gëzoi dhe na nderoi por dhe e shndroi këtë manifestim në një festë të vërtetë poetike.

Ju ishit miqtë tanë në këtë festën tonë dhe ne kemi detyrimin e nderimit të mikut.

Sipas traditës shqiptare, kur në shtëpinë tonë bujtin miqtë e dërguar nga zoti, i zoti i shtëpisë, në shënjë nderimi, një nga miqtë e vendos në qoshen e vatrës. Por ndonëse vendos  njërin në vendin e nderit të shtëpisë, ai ua drejton fjalën gjithë të pranishmëve, jo aqë për rëndësinë e temës së bisedës se sa për evidentimin e nderimit të secilit bashkëbisedues. Në këtë mënyrë të gjithë miqtë ndjehen të nderuar e të respektuar njësojë me mikun e vendosur në qoshen e vatrës.

Kështu do dëshironim ne ta ndjenit edhe ju vehten në këtë moment, të nderuar e të vlerësuar me kurorën e lavdisë, ndonëse Komisioni , duke marë në vlerësim krijimtarinë e secilit krijues dhe shkallën e bashkëpunimit të tij me Klubin e Krijuesve Jonianë vendosi që Kurorën e Artë me degë ulliri ta ndajnë mes tyre:

1-Anton Nik Berisha

2-Daniele Giancane

3-Fatmir Terziu.

Ftojmë Kryetarin e Klubit të Krijuesve Jonianë z Agim Mato të vendosë kurorat mbi kryet e përfituesve.

Faleminderit”

Sikurse e thashë në pamundësi për të qenë fizikisht në këtë eveniment të zemrës, kurorën time të fituesit, jam mjaft i respektuar ta ketë marë poetja e qytetit tim, Beatriçe Balliçi, të cilën si një gëzim sublim do t’ua dorëzojë prindërve të mi në Elbasan.

Urime dhe jetëgjatësi profesionale Manifestimi Poetik “Trirema e Poezisë Joniane”, edicioni i dhjetë! Faleminderit për vlerësimin dhe respektin! Mirënjohje. 

Comments (10 posted):

Armela Hysi on 02/10/2016 21:41:59
avatar
Urime z. Terziu për këtë Çmim Nderi! Edhe më lartë me meritat tuaja!
Urime Klubit të Krijuesve Jonian, sërish shembull për pritjen dhe organizimin tuaj!
Xhahid Bushati on 03/10/2016 06:54:37
avatar
Urime dhe suksese! Te palodhurit e dinjitaret e meritojne lavdine. Mbaresi miku im i mire!
Gjon Necaj on 03/10/2016 06:55:35
avatar
urime fatmir Terziu.E meritoni kete nderim.

Gjon Necaj
Eleonora Niko Qeparoi on 03/10/2016 06:56:24
avatar
Ne bregasit dime si I nderojme miqte, e gezofshi vleresimin meritor Fatmir!
Xhemajl Xherabi Rudi on 03/10/2016 06:57:44
avatar
Urime mik i nderuar per marrjen e Kurores se artë me degë ulliri...me shume suksese ne krijimtarine tuaj poetike!

Xhemajl Xherabi Rudi
Sulejman Tomcini on 03/10/2016 06:58:42
avatar
Urime te perzemerta dhe arritje me te medha ne te ardhmen.
Sulejman Tomcini
Luan Cipi on 03/10/2016 06:59:20
avatar
Përgëzime fitimtarëve. Urime të përzemërta Fatmir Terziut!
Luan Cipi
Perparim Hysi on 03/10/2016 06:59:57
avatar
I uroj enbloc fituesit, por, ngaqë "gjaku nuk bëhet ujë", veçanërisht e dyfishoj gëzimin me Fatmirin, i cili është një KRIJUES DISA ZËRASH në Letërsi , kulturë dhe art. Çmimin jo vetëm e meriton, por je si PESHQESH për Mbarë KOMBIN!
Perparim Hysi
vilhelme vrana haxhiraj on 03/10/2016 14:34:33
avatar
Urime të tre fituesve të takimit Poetik Jonian. Përshëndes gjithë pjesëmarrësit dhe organizatorët për suksesin përherë në rritje të kësaj Akademie Letrare!
Vilhelme Vrana
Zeqir Lushaj on 28/02/2017 14:28:40
avatar
Keshtu eshte kur veprimtarite jane te menduara e krijojne tradite me vlera. Urime organizatoreve e sidomos per zotin Terziu i cili, ndonese ne Londer eshte pjese e meritur dhe e gjallë edhe në Atdheun te vet.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
4.60
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1