Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | ACPE | Çmimin e Tretë dhe Medalje e Argjendtë per poeten Armela Hysi.

Çmimin e Tretë dhe Medalje e Argjendtë per poeten Armela Hysi.

Font size: Decrease font Enlarge font
image Çmimin e Tretë dhe Medalje e Argjendtë per poeten Armela Hysi.

Në edicionin e 25 të konkursit ndërkombëtar për poezinë "Giovani e Poesia di Triuggio", ku merrnin pjesë 584 poetë nga 23 vende nga e gjithë bota ( Nga  Italia, Bullgaria, Bangladesh, Rumani, Egjypti, Ekuadori, Shqiperia, Moldavi, Pakistan, Ukraina, Kina, Hollanda, ShBA, Ghana, Rusia, Bijellorusia, Brazili, Gjermania, Uzbekistani, Greqia, Belgjika, Tunizia e Polonia - rradha e listës sipas numrit të pjesmarrësve) juria vlerësoi me Çmimin e Tretë dhe Medalje të Argjendtë poeten Armela Hysi. 
Qendra "Të rinjtë dhe poezia" me një traditë 25 vjeçare është kthyer në një strehë vlerësuese per poetët dhe kulturën shqiptare, duke qenë se dhe vite të tjera ka vlerësuar disa nga poetët e njohur shqiptar, megjithëse organizatorët dhe Presidenti i këtij misioni shprehu rezervat e veta për mungesën e konsullit shqiptar në aktivitetin e ndarjes së çmimeve të konsullit shqiptar, ndryshe nga një sërë përfaqësuesish të shteteve të tjera që gjendeshin aty. Tekstualisht tha se: "para ca vitesh vinte. Por rreth 10 vjetët e fundit nuk marrin mundimin sa t' i kthejnë përgjigje ftesës sonë"
Edhe sivjet poezitë e paraqitura për konkurim u botuan në një antologji poetike dinjitoze.
Poezia e Armela Hysit, përkthyer në italisht nga Arnisa Kokona dhe Ermal Hysi megjithëse me veçanësinë delikate që paraqet përgjithësisht përkthimi i poezisë si zhanër e veçanërisht përzgjedhjet stilistike gjuhësore të poetes Hysi, arriti të krijonte përshtypjet më të mira të mundshme duke u vlerësuar me këtë çmim nderi.

Comments (8 posted):

vilhelme vrana haxhiraj on 07/07/2016 16:56:57
avatar
E dashur Armela! Urime zemre për çmimin dhe Medaljen e Argjendtë!
Është gëzim i madh kur vlerësohet një femër me një çmim dinjitoz në botën e letërsisë dhe aq më tepër kur ajo është shqiptare. Është kënaqësi e madhe pasi e kam provuar vetë kur një vlerësim të tillë e mora në Firence për antologjinë poetike "Premio Interozionale di Poesia",të 3 viteve 2010-2012, ku një autore e vonuar shqiptare, si unë, u përzgjodh bashkë me 99 autorë të tjerë nga e gjithë bota. Armela të uroj me zemër të arrish majat se je e re, e ke jetën përpara. Një çmim i tillë thyen tabutë e socreaslizmit të vendosura padrejtësisht, ndaj letërsisë shqiptare në përgjithësi dhe ndaj autoreve femra në veçanti! Suksese dhe faleminderit për kë6ë lajm të bukur!
Vilhelme Vrana Haxhiraj
Vlorë 7/7/2016
ermali on 08/07/2016 19:54:32
avatar
për emigrantin (që
s'i mësova emrin)
në brigjet e Evros
për vajzën 4 vjeçare që kaloi
natën pranë kufomës së të atit
dhe për veten e pacipë
që dua të bëj një poezi interesante
shkruar me gisht në xhamin e retinës
së të vdekurit

ndërresat brenda thesit me grimtha
foljesh në kohët e ndryshme të sintaksës
që mbante pas shpine
gazetarët thanë se qenë të sistemuara
kujdesshëm

edhe flokët ende të lagur
të së bijës katër vjeçare.

përpara se jeta pa pikë poezie
të shtrydhej mbi plloçkat e ftohta
të natës. natë e zakonshme.



Per l'emigrato (di cui
non ho saputo il nome)
sulle coste di Evros
per la bambina di quattro anni che passò
la notte vicino al cadavere del padre
e per me sfacciata
che voglio fare una poesia interessante
scritta con l'indice sul vetro della retina
del morto

la biancheria dentro il sacco con briciole
di verbi nei diversi tempi della sintassi
che teneva dietro la schiena
i giornalisti dissero che era riposta
con cura

così come i capelli ancora umidi
della figlia di quattro anni.

Prima che la vita senza un goccio di poesia
si spremesse sui lastroni freddi
della notte. una notte ordinaria.

29 luglio 2015
Armela Hysi
ermali on 08/07/2016 20:03:47
avatar
për emigrantin (që
s'i mësova emrin)
në brigjet e Evros
për vajzën 4 vjeçare që kaloi
natën pranë kufomës së të atit
dhe për veten e pacipë
që dua të bëj një poezi interesante
shkruar me gisht në xhamin e retinës
së të vdekurit

ndërresat brenda thesit me grimtha
foljesh në kohët e ndryshme të sintaksës
që mbante pas shpine
gazetarët thanë se qenë të sistemuara
kujdesshëm

edhe flokët ende të lagur
të së bijës katër vjeçare.

përpara se jeta pa pikë poezie
të shtrydhej mbi plloçkat e ftohta
të natës. natë e zakonshme.



Per l'emigrato (di cui
non ho saputo il nome)
sulle coste di Evros
per la bambina di quattro anni che passò
la notte vicino al cadavere del padre
e per me sfacciata
che voglio fare una poesia interessante
scritta con l'indice sul vetro della retina
del morto

la biancheria dentro il sacco con briciole
di verbi nei diversi tempi della sintassi
che teneva dietro la schiena
i giornalisti dissero che era riposta
con cura

così come i capelli ancora umidi
della figlia di quattro anni.

Prima che la vita senza un goccio di poesia
si spremesse sui lastroni freddi
della notte. una notte ordinaria.

29 luglio 2015
Armela Hysi
Myslim maska on 08/07/2016 23:07:05
avatar
Dicka qe pritej prej kohesh.Asnjehere s'eshte vone...bile edhe pas vdekjes!...
Poetet dhe poeteshat e mrekullueshme si Ti,dine te shperndajne rezonancen e oshtimes se kembanave te shpirtit njerezor edhe atehere kur s'ka "KEMBANA"...Por qe degjohen edhe prej shurdheve.
Urime te perzemerta, faleminderit.
Myslim Maska
Myslim maska on 09/07/2016 13:59:32
avatar
Dicka qe pritej prej kohesh. Asnjehere s'eshte vone...
Poetet dhe poeteshat e mrekullueshme si Ti,dine te shperndajne natyrshem rezonancen e oshetimes se kembanave edhe atehere kur s'ka "KEMBANA", por qe degjohen edhe prej shurdheve...
URIME TE PERZEMERTA PER VLERESIMIN.
Faleminderit.
M.MASKA.
Armela Hysi on 10/07/2016 13:38:43
avatar
Përshëndetje Zonjë e Letrave Shqipe!
E nderuar znj. Vilhelme Vrana Haxhiraj ju falenderoj nga zemra për urimet dhe mbështetjen. Ju falenderoj gjithashtu që ndatë diçka nga përvoja juaj emocionuese ndonëse më lejoni përveç se të bashkoj dhe unë zërin tim me problematikën thekëse që ngrini, të them pa rezerva se për nivelin tuaj cilësor e estetikë, pa diskutuar pastaj dhe pengesat e vështirësitë sociale me privime të pallogaritshme që keni kaluar, sado çmime që t' ju akordojnë, janë pak në lidhje me peshën e punës suaj kolosale.
Qofshi përherë kështu madhështore në çdo drejtim të jetës suaj!
Respekt!
Me këtë rast më lejoni gjithashtu që falenderimet për lajmin t' i drejtoj dhe unë tek "Fjala e Lirë" që është bërë vatra e miqësisë sonë dhe e një ajke intelektualizmi e atdhetarizmi.
vilhelme vrana haxhiraj on 11/07/2016 14:29:44
avatar
Armela, të faleminderit për konsideratën, por unë jam një autore si gjithë të tjerët!

Mundësisht më shkruaj në : haxhirajvilhelme@gmail.com
Vivra
Armela Hysi on 11/07/2016 15:02:51
avatar
Përshëndetje z. Maska.
Faleminderit për urimet. Kur vlerësimet vijnë nga një personalitet si ju, sjellin kënaqësi të shumëfishta dhe përgjegjësi.
Respekt! Qofshi mirë!

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1